UJËSJELLËSI NJOFTON PËR ARSYET E NDËRPRERJES SË UJIT

uji-1540812644-4145672

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ka njoftuar konsumatorët se për shkak të një dëmtimi të një gypi janë detyruar të ndërpresin prodhimin e ujit.

“Njoftohen të gjithë konsumatorët që furnizohen me ujë të pijshëm nga sistemi i fabrikës së trajtimit të ujit , se para pak çastesh është dëmtuar edhe një gyp i ujit i çelikut me diametër fi 600 mm. Me këtë rast jemi detyruar të ndërpresim prodhimin e ujitderi në sanimin final të gypit”, thuhet në njoftim.

Sipas ujësjellësit, gypi në fjalë i cili furnizon një pjesë të madhe të kryeqytetit me ujë të pijshëm është dëmtuar, përgjatë punimeve në rrjetin e kanalizimit, në afërsi të gypit tjetër të ujit me diametër fi 600 mm që ka pëlcitur gjatë orëve të hershme të mëngjesit të ditës së sotme

“Ekipe të shumta të departamentit teknik janë në dy vendet e ngjarjes duke tentuar që të sanojnë në kohë rekorde 2 gypat dhe që të dytë gypa të rëndësishëm magjistralë, që janë furnizuesit kryesore të një pjese goxha të madhe të qytetit", thuhet në njoftim.

Facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedinmail

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *