NJOFTIM PËR PUNËSIM

      Comments Off on NJOFTIM PËR PUNËSIM

Data e njoftimit: 21/06/2021

Programi i GIZ “Shërbime të Furnizimit me Ujë dhe Kanalizime të Orientuara drejt Performancës dhe Konsumatorit” në bashkëpunim me Shoqërinë e Ujësjellës Kanalizimeve Sh.A UK Sarande, fillojnë zbatimin e projektit “Punë për komunitetin” në Bashkinë tuaj me qëllim mbështetjen në këtë kohë të vështirë pandemie të Bashkisë dhe Shoqërisë së Ujësjellës Kanalimeve në kuadër të zbutjes së efekteve negative te shkaktuara nga pandemia.

Më hollësisht GIZ do te mbeshtese financiarisht dhe me asistence teknike Shoqërinë e Ujësjellesit për realizimin e një projekti për pastrimin dhe higjenizimin e infrastrukturës së sistemeve te furnizimit me ujë të pijshëm dhe atë të grubullimit dhe trajtimit te ujrave të ndotura.

Duke marre parasysh se pandemia e Covid-19 rriti numrin e të papunëve duke vështirësuar gjendjen ekonomiko-sociale të shumë familjeve shqiptare, realizimi i këtij projekti parashikohet të realizohet duke perfshirë një pjesë të konsiderueshme të këtyre të papunëve për një periudhe provizore.

Ky projekt do të zgjasë 3 muaj dhe mbështetet nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ) nëpërmjet GIZ në Shqipëri dhe zbatohet nga Sh.A Ujësjellës Kanalizime Sarande. 

Për gjatë 3 muajve projekti do të punësojë një numër përfituesish në komunitet, të cilët do të punojnë kryesisht për pastrimin dhe sistemimin e infrastrukturës së Ujësjellës Kanalimeve.

Nëse jeni të interesuar të ndihmoni komunitetin dhe vendbanimet tuaja, kundrejt një page mujore,  jeni të lutur të paraqiteni pranë Zyrave Shoqërisë së Ujësjellësit, deri në datë 30-06-2021, duke patur me vete:

  1. Një kopje të kartës së identitetit dhe adresën e banesës tuaj;
  2. Dokument që vërteton aftësinë për punë;
  3. Dokument nga Zyra e Punës që vërteton që jeni i papunë;
  4. Numrin e llogarisë bankare;
  5. Numër kontakti.       

Projekti inkurajon aplikimet nga grupet në nevojë dhe të grave nga këto komunitete.

Ju mirëpresim!Facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedinmail