Njoftim per abonentet e UK Sarande

      Comments Off on Njoftim per abonentet e UK Sarande

Ne mbeshtetje te ligjit nr. 8102 dt. 28.03.1999 i ndryshuar, VKM nr. 1304 dt. 11.12.2009, Kodit te Furnizimit me Uje dhe Rregullores se Sistemit te Furnizimit me Uje, pika 2.2 paragrafi 6, pika 2.3 paragrafi 3, 4, 7 pika 2.7 paragrafi 3, 5 pika 2.8 paragrafi 5 dhe pikat 3.6 dhe 3.7,

Shoqeria e Ujesjelles Kanalizime sh.a Sarande njofton gjithe qytetaret e zones nen juridiksionin e Bashkise Sarande, si dhe te atyre ne zonat Rurale qe furnizohen me uje te pijshem nga rrjeti i UK Sarande te cilet jane abonente apo jo te kesaj shoqerie per furnizimin me uje se;

Ne kuader te reformes ne kete sektor duhet te marrin masat e meposhtme;

  • Te gjithe ata abonente qe nuk kane te instaluar matesa uji ne linjen e tyre te furnizimit me uje apo i kane ato jashte funksionit te marrin masa per vendosjen e matesave te rinj duke kerkuar nga shoqeria e UK plumbosjen dhe vulosjen e tyre.
  • Konsumatoret qe kane lidhje te jashteligjshme ose te dyfishta, te bejne shkeputjen e tyre nga rrjeti i furnizimit te UK Sarande.
  • Konsumatoret qe kane lidhje te paregjistruara ne sistem, te bejne regjistrimin e tyre me qellim faturimin e konsumit te ujit te harxhuar nga rrjeti UK Sarande.
  • Te gjithe konsumatoret te marrin masa per eleminimin e rrjedhjeve te ujit ne depozitat e tyre si dhe te shmangin shperdorimet e kota te ujit.
  • Te gjithe abonentet te verifikojne permes faturave te tyre te ujit dhe prane arkave, nese kane detyrime ndaj UK Sarande dhe ne rast se rezultojne debitore te shlyejne keto detyrime plotesisht si dhe duke lidhur akt-marreveshje me UK per pagesen e tyre me keste ne rast se kane detyrime ne shuma te medha.

Nese nga kontrollet qe do te behen nga grupet e ngritura nga UK sh.a Sarande do te verehen mangesi apo problematika te parashtruara me lart, shoqeria UK Sarande ne zbatim te ligjit do te marre masa shtrenguese deri ne nderprerjen e furnizimit me uje, derisa konsumatori te kete eleminuar problemet ne linjen e tij te furnizimit si dhe detyrimet financiare ndaj shoqerise.

NGA DREJTORIA UK Sh.a SARANDE

Facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedinmail