Njoftim

      Comments Off on Njoftim

Shoqëria e Ujësjellës Kanalizime sh.a Sarandë, njofton të gjithë banorët e qytetit Sarandë dhe rrethinat e tij, që janë abonentë të saj dhe konsumatorë të ujit të pijshëm   se;

Nisur nga situata hidrike jo e favorshme gjatë kësaj periudhe të verës dhe fluksi i lartë i pushuesve që kanë ardhur në qytetin tonë, gjatë këtyre ditëve vërehet vështirësi në furnizimin me ujë për disa zona të qytetit dhe rrethinat e tij. Megjithë përpjekjet dhe gadishmerinë e gjithëanshme  të ndërmarrjes së UK Sarandë në manovrimin dhe shpërndarjen e furnizimit me ujë përsëri ka abonente të cilët kanë vështirësi në furnizimin me ujë.

Për këto arsye, porosisim gjithë abonentët dhe konsumatorët të kenë kujdes dhe të marrin masat e nevojshme për eleminimin e defekteve të mundshme brenda shtëpive dhe linjave të tyre të furnizimit të depozitave, shmangien e rrjedhjeve të kota dhe të shpërdorimit të ujit, për të bërë të mundur minimizimin e humbjeve të tij. Për përballimin e kësaj vështirësie duhet të përpiqemi të tërë së bashku duke manifestuar pergjegjshmëri dhe mirëkuptim nga të gjithë konsumatorët e ujit.

Gjithashtu të gjithë konsumatorët që kanë probleme me furnizimin me ujë dhe shohin apo kostatojnë defekte të ndryshme, janë të lutur te njoftojne ne websiden uksarande.com, dhe në numrat e telefonit si më poshtë;

 

Cel; 0695258850 Cel; 0697772045 Cel; 0695142979

Faleminderit për mirëkuptimin

 

NGA  DREJTORIA

Facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedinmail