Qeveria Gjermane, përmes GIZ Albania, po aplikon projektin: ‘Punë për Komunitetin’, me suportin e Sh.A Ujësjellës Kanalizime, me qëllim për t’i ardhë në ndihmë asaj pjese të popullsisë që u prek më shumë nga efekti ekonomik i Pandemisë COVID 19.
Ne kemi punësuar gjithsej 47 persona, të cilët dita e ditës po japin kontributin e tyre në pastrimin e kanaleve, mirëmbajtjen e rezervuarëve, lyerje dhe sistemimin e ambienteve.
Të gjithë, si një skuadër e bashkuar, kemi maksimizuar kapacitetet për të përmbushur sa më mirë detyrimet tona si dhe t'i gjendemi sa më pranë konsumatorit.





