Shoqëria Ujësjellës Kanalizime Sh.a Sarandë njofton se;
Më datën 18.12.2020 ditën e premte, zhvillon seancat dëgjimore me përfaqësues të grupeve të interesit dhe të shoqatave për prezantimin dhe diskutimin e propozimeve për unifikimin dhe standartizimin e tarifave të reja të shërbimit që ajo aplikon ndaj abonentëve.
Seancat dëgjimore do të zhvillohen në Njësinë Administrative Ksamil ditën e premte ora 12.00 në lokalin Maksimiljano dhe në Sarandë ora 13.30 në lokalin e z. Astrit Zejno.
Pjesëmarrja do të jetë e kufizuar në zbatim të rregullave të përcaktuara nga situata e pandemisë.
NGA DREJTORIA





