NJ O F T I M

      Comments Off on NJ O F T I M

Shoqëria e Ujësjellës Kanalizime sh.a Sarandë,

Njofton të gjithë banorët e qytetit Sarandë dhe rrethinat e tij, që janë abonentë të saj dhe konsumatorë të ujit të pijshëm   se;

Për shkak të një difekti të ndodhur në linjën lidhëse të transmetitmit të ujit të prodhuar në një prej pus-shpimeve të Vrionit me linjën e furnizimit të depove kryesore në Qafë Gjashtë, për të gjithë zonën urbane do të ketë reduktime në oraret e furnizimit me ujë për një afat kohor rreth 10 ditë. Oraret do të jenë të alternuara sipas zonave dhe lagjeve.

Nga ana e shoqërisë së UK Sarandë po merren masat e nevojshme për rregullimin sa më të shpejtë të difektit, kthimin në normalitet të linjës së transmetimit të ujit, për të patur sa më pak probleme në furnizmin me ujë, dhe kapërcimin e kësaj situate të vështirë.

Gjithashtu UK Sarandë do të rrisë më shumë gatishmërinë e punonjësve të saj dhe do të menaxhojë më mirë sasinë e ujit të furnizuar dhe oraret e furnizimit për të bërë të mundur eleminimin e humbjeve të ujit dhe shpërdorimet e kota të tij.

Për këtë arësye, porosisim gjithë abonentët dhe konsumatorët të kenë kujdes dhe të marrin masat e nevojshme për kursimin dhe sigurimin e rezervave të ujit, eleminimin e defekteve të mundshme dhe shmangien e rrjedhjeve e të shpërdorimit të ujit, për të bërë të mundur minimizimin e mungesave të tij në situatën e krijuar.

Faleminderit për mirëkuptimin

NGA  DREJTORIA

Facebooktwitterredditpinterestlinkedinmail