Misioni
Strategjia kryesore që udhëheq veprimtarinë e Ujësjellës–Kanalizimeve Sarandë, është përmbushja e kërkesave të konsuamtorëve nëpërmjet realizmit të performancës për një furnizim të pandërprerë dhe cilësor me ujë të pijshëm. Realizimi i kërkesave, përkushtimi maksimal dhe në kohë për konsumatorin janë hallkat kryesore të përmbushjes së misionit tonë..
Aktiviteti kryesor i UKS është i fokusuar në:
- Shërbimin e furnizimit me ujë të pijshëm për konsumatorët dhe shitja e tij
- Mirëmbajtjen e sistemeve të furnizimit me ujë të pijshëm
- Prodhimin dhe/ose blerja e ujit për plotësimin e kërkesave të konsumatorëve
- Shërbimi i grumbullimit, largimit dhe trajtimit të ujrave të ndotura
- Mirëmbajtja e sistemeve të ujrave të ndotura si dhe të impjanteve të pastrimit të tyre
- Forcimin e marrëdhënieve me konsumatorët
Vizioni
Çelësi i suksesit tonë është indetifikimi dhe përmbushja e çdo nevoje të konsumatorit me profesionalizëm maksimal. Përmirësimi i vazhdueshëm i cilësisë së shërbimit, furnizmi me ujë i qytetit të Sarandë 24 orë në ditë, përmirësimi i infrastrukturës së rrjetit të shpërndarjes, dhe sigurimi i cilësisë sipas standardit shtetëror janë prioritetet kryesore të UKS.





