Këshilla dhe fakte për ujin

      No Comments on Këshilla dhe fakte për ujin

Kuresejeni Ujin, Uji është jetë!

  • 97 % e ujit në të gjithë globin është i kripur.
  • Vetëm 2.7 % e sasisë së përgjithshme të ujit mund të shfrytëzohet për pije.
  • Uji është rregullatori i temperaturës së tokës.
  • Ai, gjithashtu, rregullon temperaturën e trupit tonë.
  • Uji është transportuesi i ushqimeve dhe i oksigjenit në qelizat e trupit të njeriut.
  • Uji përbën 66% të organizmit, 75 % të trurit njerëzor dhe 75 % te të gjithë bimësisë së gjallë.
  • Një person mund të jetojë rreth një muaj pa ushqim, por vetëm disa ditë pa ujë

 

Përdorimi i ujit në jetën e përditshme!

  • Çdo person përdor mesatarisht 160 litra ujë çdo ditë.
  • Për të bërë punët e mirëmbajtjes së shtëpisë përdoren mesatarisht 3500 litra ujë në javë.
  • Sasia më e madhe e ujit të përdorur është ajo që shkon për tualetin e shtëpisë sonë.

Ne përdorim:

  • 2 litra ujë, sa herë do të mbushim një çajnik.
  • 25 litra ujë, sa herë që do të lahemi në dush.
  • 60 litra ujë, sa herë vendosim në punë makinën larëse të rrobave.
  • 5 litra ujë, për të larë pjatat në shtëpi .
  • 10 litra ujë, sa herë të shtypim butonin e shkarkimit të tualetit.
  • Një rubinet i cili pikon pikë - pikë, pa i kushtuar askush vëmendje harxhon afërsisht 283 - 387 litra ujë në javë!

Çfarë mund të bëjë secili prej nesh për të ndaluar shpërdorimin e ujit?

  • Të mos lejojmë të rrjedh ujë kot nga rubineti.
  • Të mos përdorim ujin e pijshëm për të larë veturat.
  • Të mos konsumojmë më shumë ujë nga sa janë nevojat tona.
  • Të mos përdorim ujin e pijshëm për ndërtimet e shumta në qytetin tonë.
  • Të mos pastrojmë trotuaret me ujë të pijshëm.
  • Të mos harrojmë të mbyllim çezmat kur lajmë dhëmbët.
  • Të mos ujitim çdo ditë lulet.
  • Të paguajmë rregullisht ujin që konsumojmë.
  • Të mos lejojmë ndërhyrjet pa leje në rrjetin e ujit.
Facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedinmail

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *