Java Botërore e Ujit

      Comments Off on Java Botërore e Ujit
16 Mars – Cila është vlera e ujit në jetën tonë

Uji është burim i jetës! Megjithatë, kuptimi i vlerave që ai mbart është i ndryshëm për secilin nga ne! Por çfarë vlere ka uji për secilin prej nesh? Kjo është pyetja që shoqëron Ditën Botërore të Ujit për këtë vit, 2021.

Ne, në bashkëpunim me Programin e Ujit të GIZ, prej më shumë se 8 vitesh jemi duke punuar për ofrimin e shërbimeve të furnizimit me ujë dhe largimin e trajtimin e ujrave të ndotura, në ofrimin e shërbimeve sa më cilësore te furnizimit me ujë të sigurt dhe higjenikisht të paster për popullsine, mbrojtjen e mjedisit përmes proceseve për trajtimin e ujrave të ndotura dhe rritjen e ndërgjegjësimit për vlerën e ujit në jetën tonë.

Na ndiqni në këtë udhëtim të shkurtër dhe, nëse dëshironi, na tregoni se çfarë mendoni duke lënë një koment në rrjete tona sociale. Së bashku mund t’i japim edhe më shumë vlerë, për të siguruar vazhdimësinë e jetës! 17 Mars 2021 – Uji është i rëndësishëm për ushqimin tonë.
Vlera e ujit është e dukshme kur flasim për ujë për gatim: për të sjellë ushqim sa me te shendetshem në tryezë, duhet të jemi të sigurt që të përdorim ujë të pastër në kuzhinë. Vetëm në këtë mënyrë është e mundur të mbash të paprekura vetitë dhe karakteristikat e ushqimit.

Nëse nuk do të kishte ujë do të ishte e pamundur të jetohej, por edhe të kryheshin të gjitha ato aktivitete të nevojshme për jetesën tonë. Midis këtyre janë bujqësia dhe blegtoria.

Uji është jetik për të gjithë sektorin primar i cili eshte përgjegjës për mbi 70% të konsumimit të ujit.Falë ndërhyrjeve teknike dhe ndihmës për përmiresimin e proceseve të menaxhimit ne bashkëpunim me Programin e Ujit të GIZ, shërbimet e furnizimit me ujë të ofruara për konsumatorët,  janë përmirësuar në mënyrë të ndjeshme. Si rezultat, është arritur që në disa zona urbane ku ka ndërhyrë programi, të arrihet furnizimi 24 orë me ujë highenikisht të pastër. 19 Mars 2021 – Vlera e ujit dhe rëndësia e tij për shëndetin
Ndoshta nuk e mendojmë, por përmes ujit marrim mineralet dhe substancat thelbësore për mirëqenien e trupit tonë. Por uji i rubinetit (ose uji në shishe që blejmë në supermarket) nuk është gjithmonë plotësisht i pastër nga substancat e dëmshme.

Studimet shkencore tregojnë gjithashtu se ujërat minerale në shishe mund të përmbajnë shumë substanca më të rrezikshme sesa uji i rubinetit. Çfarë të bëjmë që të sigurohemi që të shfrytëzojmë sa më shumë vetitë e ujit për shëndetin tonë?

Përmes ndërhyrjeve teknike në bashkëpunim me  Programin e Ujit të GIZ, cilësia e ujit është përmirësuar ndjeshëm në zonat ku ka ndërhyrë projekti falë instalimit të nyjeve automatike për klorinimin e ujit. Monitorimi i cilësisë së ujit është mundësuar përmes ngritjes së laboratoreve për të analizuar parametrat e ujit të pijshem, duke garantuar kujdesin e vazhdueshem të stafit Teknik të shoqërise sonë të …. (UK) për të mundësuar furnizimin cilësor me ujë të popullsisë. Facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedinmail