Ja pse uji është i rëndësishëm

Uji, është një nga elemnetët jetik të njeriut dhe mungesa e tij sjell menjëherë shenja të qarta të dehidratimit. Ja si ndikon tek njeriu uji.

Truri
Nëse keni pirë ujë mjaftueshëm kujtesën do ta keni më mirë, disponimin të qëndrueshëm, ndërsa koncentrimin të mirë. Me një gotë ujë mendohet më lehtë dhe më shpejtë për problemet. Hulumtuesit mendojnë që uji i pamjaftueshëm në trup zvogëlon edhe rrjedhën e oksigjenit në tru.

Goja
Uji “lubrifikon” gojën dhe fytin dhe parandalon shfaqjen e thatësisë në gojë. Goja e thatë mund të shkaktojë frymën e keqe dhe kariesin.

Zemra

Dehidrimi zvogëlon vëllimin e gjakut. Prandaj zemra duhet të pompojë me zor sasinë e reduktuar të gjakut për të sjellë oksigjen të mjaftueshëm në qelizat trupore. Për këtë arsye, janë më të lodhshme edhe aktivitetet e zakonshme, si ecja dhe ngjitja në shkallë.

Lëkura

Te personat e dehidruar lëkura është më pak elastike. Kjo gjendje ndryshon nga lëkura e thatë, e cila është kështu kryesisht për shkak të sapunit, ujit të nxehtë dhe ekspozimit në ajër të thatë.

Facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedinmail

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *